Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Fier, numër i lartë i të prekurve me viroza, mbi 50 persona të prekur çdo ditë
Virozat e stinës kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të rasteve në Qarkun e Fierit. Mjekët e Spitalit Rajonal thonë se numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore i kalon 50 çdo ditë. Ata apelojnë për konsum të lartë të lëngjeve, por jo të pijeve alkoolike. Gjithashtu, rekomandojnë shmangien e daljeve gjatë orëve të pikut për shkak të rrezikut nga temperaturat e larta. Temperaturat e larta gjatë muajve qershor dhe korrik kanë sjellë një shtim të rasteve të virozave stinore në urgjencën e Fierit. Nëndrejtori i Spitalit Rajonal, Erblin Dollaku, pohon se numri i vizitave ditore varion nga 30 deri...