Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Demokracia, rrezik nga përsëritja e traumave, Lubonja: Kemi Parti shtet si në kohën e Enverit
Fatos Lubonja në edicionin e 15-të të Green Sofa theksoi se pa një përballje të ndershme me të kaluarën, demokracia shqiptare mbetet e brishtë dhe e rrezikuar nga përsëritja e traumave. Ai kritikoi heshtjen institucionale dhe mungesën e dialogut për Spaçin, duke kërkuar një shoqëri komunikimi që shëron përmes ballafaqimit. Në edicionin e 15-të të Green Sofa, u soll në qendër të debatit një prej çështjeve më të ndjeshme të kujtesës, Spaçi. Nën temën “Si të përballemi me Spaçin?”, diskutimi u shndërrua në një reflektim mbi historinë, kujtesën dhe mënyrën si shoqëria shqiptare e trajton trashëgiminë e saj të errët....