SYRI TV/ Bashkia Krujë, klienti i ri i Sharrës, Artur Bushi shpall tenderin pa garë 600 mijë €

SYRI TV/ Bashkia Krujë, klienti i ri i Sharrës, Artur Bushi shpall tenderin pa garë 600 mijë €

Bashkia e Krujës i ka dhënë pa garë një kontratë prej mbi 57 milionë lekësh kompanisë “Integrated Energy BV”, e cila menaxhon landfillin e Sharrës. Kompania, e lidhur me inceneratorin fantazmë të Sharrës që nuk ekziston, do të menaxhojë mbetjet e Krujës për 12 muaj, ndërkohë që procedura e ndjekur nga kreu i bashkisë Artur Bushi lë shumë vend për dyshime. Bashkia e Krujës është klienti më i ri i kompanisë së menaxhimit të mbetjeve, “Integrated Energy BV”, që menaxhon landfillin dhe inceneratorin fantazmë të Sharrës, në Tiranë. Këtë javë, kryebashkiaku në fund të mandatit, Artur Bushi, ka shpallur fitues kompaninë në pronësi të biznesmenëve në kërkim, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, në një tender pa garë. Fondi limit për këtë procedurë është mbi 57...