Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Banorët e Thethit përplasen me policinë, dhuna policore s’kursen gratë e të moshuarit
Pronarët e bujtinave në Theth janë përplasur me efektivët e policisë së shtetit pasi protestuan për mbrojtjen e pronarëve të tyre. Në përpjekje për të ndaluar hyrjen e mjeteve të IKMT për shembjen e strukturave akomoduese, banorët bllokuan rrugën ndërsa paralajmëruan se do ti mbrojnë me jetën e tyre. Ata i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë aksionin, pasi po i shkatërron të ardhmen duke i nxjerrë në rrugë të madhe. Banorët e fshatit të Thethit janë dhunuar dhe përplasur fizikisht me punonjësit e policisë së shtetit pasi kundërshtuan aksionin e IKMT për shembjen e bujtinave të tyre...