Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Apeli lehtëson masat për disa të akuzuar, ‘Bankers’ akuzohet për mashtrim financiar
Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka vendosur të lërë në burg ish-administratorin dhe administratorin aktual të Bankers Petroleum. Kërkesa e Leonidha Çobos dhe Hongping Xiaos për një masë më të lehtë është rrëzuar nga gjykata. Gjithashtu janë konfirmuar masat për 7 persona të tjerë, ndërkohë që për një është ndryshuar për shkak të kushteve të tyre familjare. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se Bankers ka shmangur detyrimet dhe taksat ndaj shtetit shqiptar dhe i ka shkaktuar një dëm prej 244 milionë lekësh. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka konfirmuar vendimin për masën “arrest me burg” ndaj ish-administratorit të “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, dhe administratorit aktual, shtetasit kinez Hongping Xiao. Masa u dha këtë të martë, ndërsa...