SYRI TV/ Aksi Elbasan-Peqin, burim aksidentesh, një pjesë e madhe e këtij aksi pa ndriçim

SYRI TV/ Aksi Elbasan-Peqin, burim aksidentesh, një pjesë e madhe e këtij aksi pa ndriçim

Aksi Elbasan-Peqin është kthyer në një burim aksidentesh, të cilat jo pak herë rezultojnë fatale. Banorët e zonës dhe drejtues të ndryshëm automjetesh shprehen se shkaku kryesor i aksidenteve mbetet mosrespektimi i rregullave e sinjalistikës rrugore. Gjatë natës, në një pjesë të madhe të këtij segmenti mungon ndriçimi, gjë e cila ka sjellë rritjen e numrit të aksidenteve, ndërsa banorët u kanë bërë thirrje institucioneve për të ndërhyrë. Prej kohësh, aksi nacional Elbasan-Peqin është kthyer në një problem sa i përket qarkullimit e aksidenteve të shumta që ndodhin në të, të cilat jo pak herë rezultojnë fatale. Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, dy automjete u përfshinë në një aksident, shkak i të cilit u bë një parakalim i gabuar. Si pasojë e përplasjes...