![Zjarr i madh pranë aeroportit të Romës, mbyllet një nga pistat](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/zjarr-i-madh-prane-aeroportit-te-romes-mbyllet-nje-nga-pistat_66d15cfcdf2d0.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Zjarr i madh pranë aeroportit të Romës, mbyllet një nga pistat
👁860
Një zjarr i madh në një sipërfaqe shkurresh shpërtheu në periferi të Romës pranë rrugës di Monte Carnevale, në zonën Pantano di Grano.
Mediat raportojnë se era e fortë bëri që hiri të arrijë në rrugët e qendrës historike të kryeqytetit, ndërkohë që disa ekipe zjarrfikëse dhe patrulla të policisë lokale po punojnë për shuarjen e flakëve.
Operacionet e ngritjes dhe uljes në një nga tre pistat e aeroportit Fiumicino janë pezulluar përkohësisht për të lejuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Burimi