Zhytësit në luftë më kohën për gjetjen e manjatëve pas mbytjes së jahtit! Inxhinieri: Mund të jenë gjallë në xhepat e ajrit
Autoritetet italiane kanë hapur një hetim nëse kapakët e lënë të hapura nga anëtarët e ekuipazhit në superjahtin e manjatit të teknologjisë Mike Lynch shkaktuan fundosjen kaq të shpejtë.
Anija Bayesian prej 30 milionë funtesh u përmbyt brenda pak sekondash pasi u godit nga një tornado, ndërsa ishte ankoruar në brigjet e Porticello në Siçili të hënën në mëngjes.
Ndërsa 15 persona u shpëtuan si pasojë e katastrofës, gjashtë persona janë ende të zhdukur, duke përfshirë miliarderin Lynch, vajzën e tij 18-vjeçare Hannah dhe një shef në bankën Morgan Stanley.
Kërkimet kanë hyrë në ditën e tretë mëngjesin e sotëm, ku zhytësit e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur në kabina me shpresën për t’i gjetur.
Një inxhinier ka pohuar se pasagjerët e zhdukur mund të jenë ende gjallë në xhepat e ajrit 50 metra nën sipërfaqe, që do të thotë se zhytësit, të cilët mund të qëndrojnë nën ujë vetëm për dhjetë minuta çdo zhytje për shkak të thellësisë së vendit ku ndodhet jahti i përmbytyr, po konkurrojnë në një garë me kohën.
Puna e tyre është penguar nga vështirësia për të hyrë në anije, ku zhytësit po hapin vrima që të krijojnë akses, pasi hyrjet janë bllokuar nga mobiliet.
Një ekspert në vendngjarje tha se fokusi i hershëm i hetimit zyrtar për tragjedinë, i nisur nga prokurorët në Termini Imerese aty pranë, është nëse ekuipazhi i jahtit kishte mbyllur kapakët e hyrjes në anije përpara se të godiste stuhia.
Hetuesit do të hetojnë nëse ishin marrë masat e duhura, duke pasur parasysh parashikimet për mot të keq gjatë natës dhe nëse ndonjë nga anëtarët e ekuipazhit është penalisht përgjegjës.
Eksperti i lundrimit Sam Jefferson, redaktor i revistës Sailing Today, tha gjithashtu se ai beson se kapakët dhe dyert e hapura mund të kenë kontribuar në fundosjen e shpejtë të superjahtit të Lynch.
Ai tha: “Do të kisha thënë se anija u godit shumë fort nga era, ajo ishte fiksuar në anën e saj.
Andrea Ratti, një profesor i dizajnit detar në Universitetin Politeknik të Milanos, tha se një varkë me madhësinë e Bayesian do të fundosej kaq shpejt vetëm duke marrë një sasi të madhe uji.
Ai sugjeroi se vrima, dritare ose hapje të tjera mund të jenë lënë të hapura, duke lënë ujin të hynte.
Nick Sloane, i cili punoi në operacionin e shpëtimit të Costa Concordia, tha se zhytësit po hyjnë në një 24 orë ‘kritike’ për të shpëtuar këdo që mund të jetë ende gjallë.
“Ata kanë një dritare shumë të vogël kohe për të gjetur njerëzit e ngecur brenda me një xhep ajri, dhe ata mund të shpëtohen”, tha Sloane për Sky Neës.
“Ke një maksimum prej dy deri në tre ditë për të nxjerrë dikë jashtë, kështu që 24 orët e ardhshme janë kritike.”
Por kur z. Zagarola u pyet për gjasat që pasagjerët e zhdukur të ishin gjallë, ai tha: Kurrë mos thuaj kurrë, por në mënyrë të arsyeshme përgjigja duhet të jetë jo.
Burimi