Zgjidhja kundër ankthit dhe depresionit
Aktiviteti fizik mund të jetë gjëja e fundit që u shkon ndër mend njerëzve që vuajnë nga depresioni apo ankthi.
Nga ana tjetër, ekspertët e fushës thonë se aktiviteti fizik kur kryhet në mënyrë të rregulltë zbut ndjeshëm simptomat e depresionit.
Tingëllon paradoksale apo jo?
Një studim i kryer nga Universiteti i Teksasit zbuloi se vetëm 30 minuta aktivitet i moderuar fizik në harkun kohor të pesë ditëve mund të zbusë në mënyrë të ndjeshme simptomat e depresionit, ose edhe t’i përgjysmojë ato.
Padyshim që aktiviteti fizik nuk luan rol zëvendësues për medikamentet kundër depresionit, por është pa kurrfarë mëdyshjeje, i mirë.
Përmirëson humorin
A e keni vënë re sa të gjallëruar dhe sa të hareshëm ndiheni pas një vrapi?
Studimet tregojnë se aktiviteti fizik është i fuqishëm në përmirësimin e humorit.
Njerëzit që vuajnë nga depresioni dhe kombinojnë barnat me aktivitetin fizik kanë mundësinë të dalin sa më shpejt prej sëmundjes.
Aktiviteti fizik ndihmon në sekretimin e hormoneve pozitive.
Një studim i publikuar në American Journal of Psychiatry ka zbuluar se vetëm një orë aktivitet fizik në javë mund të mjaftojë për të parandaluar depresionin duke u bërë kështu një forcë madhore për shëndetin mendor.
Më shumë vetëbesim
Aktiviteti fizik përmirëson edhe vetëbesimin tek njeriu, thonë ekspertët.
Sipas tyre, kryerja e aktivitetit fizik, pavarësisht kohës apo intensitetit nxit një imazh më të mirë të vetes.
Më pak frikë
Aktiviteti fizik lufton mjaft mirë simptomat e panikut dhe ankthit siç janë: djersitja, marramendja apo rrahjet e larta të zemrës.
Nëse njeriu kryen rregullisht ushtrime, ai bëhet më pak i ndjeshëm ndaj këtyre problemve mendore dhe emocionale dhe nuk percepton rrezik të shtuar.
Aktivitetet më të mira fizike për njerëzit që vuajnë nga depresioni janë: ecja, vrapi, çiklizmi, noti, aerobia, zumba dhe çdo gjë që vë trupin dhe trurin në lëvizje drejt mirëqenies së lakmuar.
Burimi