Zgjedhjet lokale në Libi, një shpresë e vakët rikthimi në ‘demokraci’ për banorët

Zgjedhjet lokale në Libi, një shpresë e vakët rikthimi në ‘demokraci’ për banorët

Për herë të parë në një dekadë më shumë se 350 qendra votimi hapën dyert në komunitetet e Libisë, për fazën e parë të zgjedhjeve lokale, në vendin e copëtuar nga konflikti.

“Është një eksperiencë e re për libianët, e bëjmë për sakrificat e të rinjve, prandaj po marrim pjesë”, thotë votuesja  Salma Ismaïl, nga Misrata, qyteti tretë më i madh në Libi.

Gjithsesi pjesëmarrja dukej e vogël, sipas dëshmisë së gazetarëve të AFP.

Votuesja tjetër Hamida al-Mangoush nxiste njerezit te votonin edhe pse hezitimi për të marrë pjesë është i madh.

“Ne prisnim të kishte një pjesëmarrje më të madhe por kolegët tanë qytetarë nuk kanë besim se është një proces demokratik”, tha Al Mangoush.

Që prej rrëzimit të regjimit të Gadafit gjatë kryengritjeve të Pranverës Arabe, Libia ka qenë në konflikt të brendshëm, e ndarë në dy pjesë rivale: Tripoli në perëndim, i drejtuar nga qeveria e Abdulhamid Dbeibah e njohur nga OKB, dhe lindja e drejtuar nga lideri ushtarak Khalifa Haftar, me qendër në Benghazi.

45 vjecarja al-Mangoush, shtonte për rrjetin AFP:

“Njerëzit që votojnë janë të paktë edhe pse në këto zgjedhje 68 nga 426 vende në parlament janë rezervuar për gratë. Për mua është inkurajuese që gratë nxiten të marrin në procesin demokratik dhe elektoral, ato mund të jenë drejtuese kompetente”.

72-vjeçari Mohammed al-Ghirani, kishte shpresë për rikthimin e demokracisë:

“Dashtë Zoti herët e vonë do të kemi një parlament dhe bashki të ndershme e demokratike. Këto janë gjëra të rëndësishme nëse duam të ndërtojmë një shtet që është neglizhuar prej shumë vitesh”./AFP/
Burimi