Zbulohen detaje të reja mbi atentatin e 2-të ndaj Trump: 150 mijë $ për këdo që mbaron punë…

Zbulohen detaje të reja mbi atentatin e 2-të ndaj Trump: 150 mijë $ për këdo që mbaron punë…

Pak ditë pas një atentati të dytë të dështuar ndaj ish-presidentit, Donld Trump, personi i akuzuar që thuthet se kaloi 12 orë jashtë fushës së golfit të republikanit, thuhet se kishte organizuar muaj më parë një plan për ekzekutimin e republikanit.
I akuzuari Ryan Wesley Routh u paraqit në gjykatën federale në West Palm Beach disa ditë pasi u paraqit aktakuza me pesë pika, që lidhej me përpjekjen e dytë për të vrarë Trump.
Prokurorët kanë thënë se Routh kishte shkruar për planet e tij për ta vrarë Trump se e përshkruante planin e tij si një “përpjekje të dështuar për vrasjen e Donald Trump” dhe ofronte 150.000 dollarë për këdo që mund ta “mbaronte punën”.
Ky shënim ishte në një kuti që Routh raportohet se e kishte dorëzuar në shtëpinë e një dëshmitari të paidentifikuar, disa muaj para arrestimit të tij.
Përpjekja e tij për  të vrarë ish-presidentin u pengua kur një anëtar i Shërbimit Sekret vuri re tytën e pushkës e Routh që dilte përtej gardhit të fushës së golfit, ku po luante Trump.
Një agjent qëlloi në drejtim të Routhit, i cili u largua me shpejtësi dhe pastaj u arrestua pranë vendit të ngjarjes, atje ku la pas një kamerë digjitale, një çantë shpine, një pushkë dhe një qese plastike me ushqime.
Zyrtarët kanë thënë se Routh nuk qëlloi asnjë plumb dhe nuk e kishte Trump në rrezen e shikimit të tij.
Fillimisht, Routh u akuzua vetëm për vepra penale që lidheshin me armët, përpara se prokurorët të ngrinin akuza të tjera më serioze.
Akuzat e tjera përfshijnë posedimin e paligjshëm të armës, pavarësisht se ai kishte disa dënime penale, duke përfshirë dy akuza për posedim të mallrave të vjedhura në vitin 2002 në Karolinën e Veriut.
Ai gjithashtu akuzohet për posedimin e një arme me numrin serik të fshirë, në kundërshtim me ligjin federal.
Burimi