Xhorxhia, më shumë se gjysma e amerikanëve kanë votuar
Në ditën e fundit të votimit të parakohshëm në Xhorxhia, më shumë se gjysma e amerikanëve kanë hedhur votën. Në kontenë e vogël Toëns, më shumë se 70% e 12,000 votuesve të tij të regjistruar kanë votuar gjë që mund të rezultojë të jetë një lajm i mirë për republikanin Donald Trump.
Në vitin 2020 ata e mbështetën Trumpin me 80.1% ndaj Joe Biden dhe republikanët vendas shpresojnë që një pjesëmarrje më e madhe në votimet e hershme mund të jetë një shenjë se një fitore në Xhorxhia do ta kthejë atë në Shtëpinë e Bardhë.
Sarah Haywood tha se nuk kishte votuar kurrë në zgjedhjet presidenciale në jetën e saj.
“Unë jam 79 vjeç, është hera e parë që kam votuar ndonjëherë në zgjedhje presidenciale dhe kam votuar për Trump. Sepse ai është për këtë punë”.
Për votues të tjerë zgjedhjet presidenciale duhet t’ju shërbejnë amerikanëve të ngrenë zërin e tyre.
“Mendoj se është e rëndësishme që të votojmë herët sepse kjo tregon se ne jemi këtu. Ne duam të dëgjohet zëri ynë për të dhënë mesazhin se jemi seriozë për atë që do të drejtojë SHBA-në”.
Sondazhet e fundit në Xhorxhia tregojnë një garë të ngushtë mes dy kandidatëve, edhe pse Trump gëzon avantazh. Deri me tani kanë votuar më shumë se 70 milionë njerëz.
Burimi