VIDEO/ U sulmua me baltë dhe sende të forta, reagon Mbreti Felipe VI: E kuptoj reagimin e banorëve

VIDEO/ U sulmua me baltë dhe sende të forta, reagon Mbreti Felipe VI: E kuptoj reagimin e banorëve

Mbreti Felipe VI i Spanjës, u sulmua me baltë dhe sende të forta ndërsa po vizitonte bashkinë e Paiportes, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet.

Pas këtij incidenti vetë Mbreti Felipe i VI ka reaguar para mediave duke theksuar se e kupton reagimin e qytetarëve.

 ‘Duhet të kuptoni zemërimin dhe zhgënjimin e shumë njerëzve’, tha mbreti.

Në fjalimin gjatë një takimi me krerët e qeverisë dhe drejtuesit e emergjencave civile, ai kërkoi të kuptohet reagimi i njerëzve për shkak të situatës katastrofike që ata kanë kaluar.

Intervención del Rey en la reunión del Centro de Coordinación Operativa Integrado (CECOPI) de la Comunidad Valenciana.➡️https://t.co/C9v6fDOEX9 pic.twitter.com/3Ej1ZGC7Nm— Casa de S.M. el Rey (@CasaReal) November 3, 2024

‘Ne duhet të kuptojmë zemërimin dhe zhgënjimin e shumë njerëzve, për shkak të asaj se sa keq e kanë pasur, për shkak të vështirësisë për të kuptuar se si funksionojnë të gjithë mekanizmat dhe funksionimin e reagimit ndaj emergjencës. Ne duhet të garantojmë që shteti në të gjithë plotësinë e tij është i pranishëm’, tha monarku, i cili u shpreh mirënjohës për kontributin e madh të njerëzve gjatë këtyre ditëve në rajon.
Burimi