VIDEO/ Izraeli sulmon Libanin ndërsa lufta në Lindjen e Mesme hyn në një “fazë të re”
Aeroplanët dhe artileria izraelite kanë goditur objektiva të shumta në Libanin jugor, ka njoftuar ushtria izraelite, mes tensioneve në rritje pas sulmit masiv ndaj pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut këtë javë.
Ushtria tha se sulmet ajrore goditën objektivat e Hezbollahut në Chihine, Tayibe, Blida, Meiss El Jabal, Aitaroun dhe Kfarkela në Libanin jugor, si dhe një objekt të ruajtjes së armëve të Hezbollahut në zonën e Khiam.
BREAKING : Air Strikes Now !!!Watch Out !!Israeli fighter jets launch a wave of airstrikes hitting Hezbollah targets in Lebanon. Missiles and radios, everything is exploding in Lebanon right now. pic.twitter.com/M259MSqvQO— Saffron Swamy- Modi’s Family (@SaffronSwamyy) September 18, 2024
Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se një numër i civilëve izraelitë ishin plagosur nga gjuajtja me raketa antitank nga Libani, por nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar.
Bëhet e ditur se sulmet më të fundit izraelite pasojnë një periudhë shqetësimesh në rritje rreth një përshkallëzimi të konfliktit në kufirin me Libanin jugor, ku forcat izraelite kanë shkëmbyer zjarr me Hezbollahun e mbështetur nga Irani prej muajsh, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Së fundmi, Hezbollahu gjuajti rreth 20 predha në Izrael, shumica e të cilave u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore pa shkaktuar asnjë lëndim, tha ushtria.
Rreth 10 raketa u hodhën në zonën e malit Hermon të Lartësisë Golan të pushtuar nga Izraeli, ku Izraeli ka instalime kyçe të mbikëqyrjes, spiunazhit dhe mbrojtjes ajrore.
Këtë javë dhjetëra njerëz u vranë dhe mijëra u plagosën nga një sulm i sofistikuar që synonte pajisjet e komunikimit të përdorura nga operativët e Hezbollahut.
Izraeli nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi sulmet, të cilat burime të shumta të sigurisë kanë thënë se janë kryer nga agjencia e tij e spiunazhit Mossad.
Siç deklaron Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, lufta që Izraeli ka zhvilluar në Gaza që nga tetori i kaluar, pasi persona të armatosur të udhëhequr nga Hamasi sulmuan komunitetet në jug të Izraelit, po kalon në një fazë të re, me fokus tani në kufirin verior.
Ai tha se më shumë njësi dhe burime ushtarake po dërgoheshin në kufi.
Sipas zyrtarëve izraelitë, forcat që janë vendosur në kufi përfshijnë Divizionin 98, një formacion elitar që përfshin elemente komando dhe trupa që kanë luftuar në Gaza.
Burimi