VIDEO/ Inva Mula: Detyra jonë që muzika shqiptare të jetë pjesë e repertorit, ta mbrojmë muzikën kombëtare

VIDEO/ Inva Mula: Detyra jonë që muzika shqiptare të jetë pjesë e repertorit, ta mbrojmë muzikën kombëtare

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigela Voshtina e ftuar një muaj më parë në emisionin ‘Odeon’ u shpreh se muzika shqiptare është më papëlqyera nga publiku.
E pyetur nga drejtuesja e emisionit, sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula tha se është detyra e artistëve të mbrojnë muzikën simfonike operistike.
Egla Xhemalaj: Inva ma lejoni pas krahasimin apo përqasjen ngase shpesh thuhet se Opera shqiptare sidomos në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, përkatësisht drejtoresha e Operas Abigela Voshtina pak më parë në një intervistë për Syri TV, për emisionin ‘Odeon’ ku së bashku bisedojmë sot, më tha që publiku e ka shumë të vështirë të kapërdijë, të përtyp muzikën operistike shqiptare. Mbase ka qenë kjo një shkëndijë që ju keni dashur të jeni iniciatore e shpluhurosjes së historisë së kësaj muzike kaq të veçantë?
Inva Mula: Nuk dua të komentojë opinione, absolutisht. Detyra jonë është që muzika shqiptare e do apo s’e do, përtypet apo nuk përtypet është detyra jonë që muzika shqiptare të jetë pjesë e repertorit. Ju mendoni që ‘Madame Butterfly’, ‘Tosca’ ose ‘Aida’ do ta luajnë më mirë shqiptarët? Jo. ‘Agimi’, ‘Karnavalet’, Operën ‘Agimi’ e ‘Mrika’ asnjë njeri nuk e luan më mirë se ne.
Nuk dua ta komentojë këtë se unë nuk kam shtysa, unë kam detyrime të brendshme që më vijnë si artiste, si artiste shqiptare. Mbrojtja dhe rivlerësimi i muzikës operistike simfonike, muzikës së Baletit janë detyrimet tona. Ne duhet të mbrojmë muzikën kombëtare. Muzika Kombëtare ka një identitet shumë të fortë, është shkuar nga kompozitorë të mëdhenj. Detyra jonë është ta kemi gjithmonë prezente.
Interesit të publikut për rikthimin në skenën shqiptare, Inva Mula iu përgjigj duke zbuluar se pranverën e ardhshme do të ketë një projekt të rëndësishëm në Shqipëri.
EMISIONI I PLOTE:
Burimi