Ushtria izraelite futet në zyrat e Al Jazera në Bregun Perëndimor, gjithçka u transmetua drejtpërdrejt
Televizioni i Katarit, Al Jazeera, ka njoftuar se mëngjesit e sotëm forcat izraelite janë futur në zyrat e saj në Bregun Perëndimor, përkatësisht në qytetin e Ramallahut me urdhrin për ta mbyllur për 45 ditë.
Ky televizion publikoi drejtpërdrejtë pamjet, kur forcat izraelite futen në zyrat e televizionit dhe ua dorëzojnë punonjësve urdhrin që të ndërpritet transmetimi.
Nga Sindikata palestineze e Gazetarëve, dënohet ashpër kjo lëvizje e izraelitëve, duke theksuar se “është një vendim ushtarak arbitrar që përbën shkelje kundër gazetarisë dhe punës së një media – që po tregon krimet që po kryhen kundër popullit palestinez”.
Muajve të fundit ka patur përpjekje të autoriteteve izraelite që të mbyll këtë rrjet me pretekstin se ka shumë propagandë anti-Izrael dhe një retorikë pro-Hamas.
Në maj, autoritetet izraelite kryen bastisje në dhomën e një hotelit në Jerusalem që po shfrytëzohej nga Al Jazera si zyrë, pasi qeveria izraelite vendosi ta mbyll këtë televizion, me arsyetimin se po kërcënon sigurinë kombëtare.
HAPPENING NOW:Israeli soldiers are raiding Al Jazeera’s office in Ramallah and forcing it to stop broadcasting in the West Bank for 45 days.Israel is planning something terrifying across the West Bank, and doesn’t want the world to see. pic.twitter.com/mVr07W6A6M— sarah (@sahouraxo) September 22, 2024
Burimi