Uragani ‘Milton’ arrin Floridan, Biden: 20 milionë vakte dhe 40 milionë litra ujë në gatishmëri

Uragani ‘Milton’ arrin Floridan, Biden: 20 milionë vakte dhe 40 milionë litra ujë në gatishmëri

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi edhe një herë qytetarët në zonat e kërcënuara nga uragani Milton që të kërkojnë urgjentisht strehimore të sigurta.
Disa orë përpara se Milton të fillonte të përfshinte Floridan, Presidenti theksoi se uragani ka një fuqi të tillë që mund të shkaktojë shkatërrim të pabesueshëm.
Ai tha gjithashtu se është në kontakt të vazhdueshëm me guvernatorin Ron De Santis, ndërsa kreu i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), Diane Criswell, po zhvendoset në Florida personalisht.
“Sot mblodha krerët e qeverisë sime për një informim mbi përpjekjet tona të fundit për të shpëtuar jetë. Ne kemi 20 milionë vakte, 40 milionë litra ujë në gatishmëri”, tha Biden, duke shtuar se ekipet e kërkim-shpëtimit dhe burime të tjera, duke përfshirë helikopterët dhe mjetet ajrore, janë vendosur në gatishmëri.
“Ata janë të gatshëm të kryejnë misione shpëtimi”, sqaroi më tej Presidenti.
Duke përfunduar fjalën e tij, Biden theksoi se dëshiron të “falënderojë të gjithë ata që u përballën së pari në rrezik, në vend që të largohen prej tij, duke shpëtuar jetë dhe duke bërë ndryshimin”.
Burimi