Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin më të ri të mbrojtjes ajrore të Kremlinit, e goditën me raketat amerikane ATACMS
Forcat ukrainase mund të ketë shkatërruar sistemin më të ri të mbrojtjes kundërajrore rus S-500, duke e goditur me raketat amerikane ATACMS.
“Është raportuar se sistemi më i ri i mbrojtjes ajrore S-500 u shkatërrua nga raketa ATACMS. Kostoja e një sistemi të tillë raketor 600 milionë dollarë”, tha Andriy Tsaplienko, gazetari ukrainas që e postoi këtë lajm në Telegram, duke mos elaboruar se ku dhe kur ky sistem u shkatërrua.
Gjenerali Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase ka thënë për mediat ukrainase më 12 qershor, se Rusia kishte montuar komponentët e sistemit raketor S-500 në Krimenë e aneksuar.
Ekspertët ushtarakë kanë vlerësuar në fillim të këtij muaji se Rusia mund të ketë katër sisteme S500 në Krime që gjithashtu njihen si Prometheus.
Në anën tjetër, ukrainasit me marrjen e armëve perëndimore kanë arritur së fundmi të shkatërrojnë një numër të konsiderueshëm të sistemeve mbrojtëse ajrore ruse.
❗️It is reported that the newest 🇷🇺Russian S-500 air defense system was destroyed by 🇺🇦ATACMS cluster missiles.The cost of one of these reaches $600 million.Information needs confirmation pic.twitter.com/wJ9ke3RNix— 🪖Military news (@front_ukrainian) June 28, 2024
Burimi