Ukraina zmbraps sulme ruse me dronë mbi Kiev

Ukraina zmbraps sulme ruse me dronë mbi Kiev

Mbrojtja ajrore ukrainase mëngjesin e 3 tetorit ka rrëzuar rreth 15 dronë rusë mbi Kiev, tha Serhiy Poko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas.
Copëzat e dronëve të rrëzuan ranë në një qark të Kievit, por sipas Popko, nuk shkaktuan viktima apo dëme materiale.
Sulmet ruse ndaj Kievit zgjatën të paktën pesë orë, sipas autoriteteve ukrainase.
Ndaras, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kanë neutralizuar dronë rusë edhe në rajonet e Çernihivit, Poltavës, Çerkasit, Sumit dhe Vinitsjas.
Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq, tha se 113 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës mbi rajonet e Belgorodit, Voronezhit, Kurskut dhe Brianskut.
Sipas Ministrisë ruse, numri më i madh i dronëve, plot 73, u rrëzuan mbi rajonin e Belgorodit.
Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Së fundi, Ukraina po ashtu ka intensifikuar sulmet e saj me dronë në rajonet kufitare ruse.
Burimi