Ukraina përdor raketa me rreze të gjatë të dërguara nga Britania e Madhe, ja sa kushtojnë

Ukraina përdor raketa me rreze të gjatë të dërguara nga Britania e Madhe, ja sa kushtojnë

 

Pas përdorimit të raketeve amerikane me rreze të gjatë, Ukraina ka përdorur për herë të parë në territorin rus, raketa të ngjashme të cilat janë dërguar nga Britania e Madhe. 

Qeveria britanike ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë, por burimet konfirmojnë se raketat, Storm Shadow janë përdorur nga ushtria ukrainase. 

Raketat Storm Shadow mund të arrijnë largësinë maksimale 250 km dhe lëshohen nga avionët. Ato janë mjaft të shtrenjta me një kosto rreth një milion dollarë për secilën dhe përdoren zakonisht për të goditur infrastrukturën e armikut. 

Tre ditë më parë, raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Atacms, u përdorën nga Ukrainë për të goditur territorin rus, çka solli regime të ashpra në Kremlin. 

Rusia ka deklaruar se përdorimi i këtyre raketave kundër territorit të saj shënon një “fazë të re të luftës perëndimore” kundër Moskës dhe ka paralajmëruar se do të reagojë “në përputhje me rrethanat”.

Ndërkohë Vladimir Putin ka zgjeruar doktrinën e përdorimit të armëve bërthamore. 

Përdorimi i raketave me rreze të gjatë, pritet ta thellojë konfliktin në Ukrainë, ndërkohë që SHBA ndodhet në në periudhë tranzicioni të Presidencës nga Biden tek Trump, i cili është zotuar të “mbyllë” luftën brenda 24 orëve.  
Burimi