Tusk: Së shpejti data për armëpushim në Ukrainë
👁1787
Kryeministri polak Donald Tusk pret një datë të shpejtë për një armëpushim në Ukrainë dhe kjo në një të ardhme shumë të afërt.
“I intervistuar nga radio stacioni polak ‘Polskie Radio’, Tusk tha gjithashtu se priste reagime se cili kufi do të vendosej dhe për garancitë e sigurisë për Ukrainën”, raporton “Polskie Radio” në faqen e saj të internetit.
“Këto do të jenë sigurisht vendime që do të rezultojnë në më pak ndërhyrje të SHBA-së në çështjen e Ukrainës”, tha ai.
“Vendimet për luftën në Ukrainë nuk mund të merren mbi kurriz të ukrainasve, por as mbi kurrizin tonë”, theksoi Tusk.
Burimi