Tryeza plot me ushqime gjatë këtyre ditëve, por ju jeni në dietë? Ja çfarë duhet të bëni

Tryeza plot me ushqime gjatë këtyre ditëve, por ju jeni në dietë? Ja çfarë duhet të bëni

Nëse keni një program diete për rënie nga pesha  dhe nuk dini si të veproni, ndaj ushqimeve që do keni mbi tryezë, për mbrëmjen e natës së vitit të ri, ja këshillat që sugjerohen.

Para se të uleni në tryezën e festave, hani një me pak yndyrë dhe më pak kalori, si frutat përshembull, për të reduktuar dhimbjet e urisë. Kjo do t’ju ndihmojë që të shijoni ushqimin festiv, më pak të uritur dhe më të përmbajtur.

Është shumë e rëndësishme, që gjatë ditës të mos anashkaloni vaktet, thjesht duhet t’i moderoni në kalori. Ndodh që ju mendoni, se nëse nuk hani asgjë tjetër gjatë ditës por vetëm një vakt. Ky është mendim i gabuar, sepse do ndodhë e kundërta, pasi do të jeni shumë të uritur, duke konsumuar shumë më tepër ushqim, nga sa kërkon organizmi juaj.

Para konsumimit ndaj vaktit duhet të mbushni pjatën tuaj me gjithçka që planifikoni të provoni, për arsye se kjo metodë ndihmon në kontrollin e sasisë që do të hani, pa e privuar veten.

Bëni kujdes ndaj çdo ëmbëlsire që mund të jetë e pranishme në fillim, si arra, kanape, çokollata tj. Ato do t’ju ngarkojnë me kalori të mjaftueshme para se të uleni për të ngrënë. 
Shmangni praninë e shumë pjatave në tavolinë, ose vendosni atë që dëshironi në pjatë dhe rrini me të.

Natën e vitit të ri, që do keni në tryezë shumë ushqime, mbushni gjysmën e pjatës tuaj, me sallatë ose perime të pjekura në skarë, që do t’ju ndihmojnë të ngopeni, më pas ¼ e pjatës duhen disa zgjedhje mishi si gjeldeti, role, etj. Në përfundim ¼ e ngelur e pjatës duhet të përfshihen karbohidrate të zgjedhura si makarona, patate, byrekë. Të gjithë këto zgjedhje të ushqimeve që u rekomanduan në pjatën tuaj, është me synim, që ju të largoheni nga tavolina duke provuar çdo gjë dhe të jeni të ngopur pas çdo vakti me shumë ushqime.

Dihet se ëmbëlsirat e kanë rradhën në fund, duhet të lini pak oreks për t’i provuar ato, me synim që të ngopeni dhe jo që të mos ndiheni rehat. Nëse do ketë më shumë ëmbëlsira, zgjidhni ajo që ju pëlqen më shumë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente