‘Trump është një dështak’, Biden: Jam i sigurt që do të fitoja zgjedhjet nëse s’do të tërhiqesha

‘Trump është një dështak’, Biden: Jam i sigurt që do të fitoja zgjedhjet nëse s’do të tërhiqesha

Presidenti Biden tha se ishte “i sigurt” se do të kishte mundur ish-presidentin Trump në zgjedhjet e vitit 2024 nëse nuk do të tërhiqej nga gara.
Në paraqitjen e tij të mërkurën në The View të ABC, Presidenti i Shteteve të Bashkuara reflektoi mbi vendimin e tij për të mos kërkuar rizgjedhje.
Ndërsa ai e quajti kandidatin e republikanëve “një dështak”, Biden nuk dha një përgjigje të qartë kur u pyet nëse Nancy Pelosi e detyroi atë të largohej.
Biden vazhdoi duke thënë: “Kishte disa njerëz që do të donin të më shihnin të largohesha, në mënyrë që të kishin një shans për të ecur përpara. Unë e kuptoj atë. Kjo është thjesht natyra njerëzore. Por nuk ishte kjo arsyeja që unë u largova.”
“Isha i bindur se do ta mposhtja Trumpin, ai është një dështak”, shtoi Biden më tej.
Burimi