Treni doli nga shinat/ Humb jetën pasagjeri, disa të lënduar! Detaje nga aksidenti hekurudhor në Norvegji
Një pasagjer ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit hekurudhor që u raportua sot në Norvegjinë veriore, kur vagonët e trenit dolën nga shinat dhe u përmbysën.
Fillimisht policia dhe kompania operuese SJ thanë se nga informacionet paraprake nuk kishte lëndime serioze mes 90 pasagjerëve në tren.
Shërbimet e urgjencës norvegjeze thanë se pesë ose gjashtë u plagosën, ndërsa pohuan se treni po transportonte “midis 50 dhe 70 pasagjerë”.
Treni që po udhëtonte nga qyteti i Trondheim (perëndim) për në Bodo, doli nga shinat.
“Tre helikopterë janë nisur për në vendngjarje, si dhe të gjitha shërbimet e urgjencës”, tha Qendra e Shpëtimit Bodo, duke shtuar se “për momentin nuk dihet shkalla e dëmtimit”.
“Ne besojmë se i kemi nxjerrë të gjithë pasagjerët, por nuk jemi të sigurt sepse nuk kemi një listë pasagjerësh”, tha oficeri i policisë Berd-Are Eilersen.
Burimi