![Tension i lartë në qiell, avioni rus dhe ai amerikan për pak sa nuk përplasen](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/10/tension-i-larte-ne-qiell-avioni-rus-dhe-ai-amerikan-per-pak-sa-nuk-perplasen_66fbb72c8bee9.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Tension i lartë në qiell, avioni rus dhe ai amerikan për pak sa nuk përplasen
👁1322
Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një video dramatike, ku një avion luftarak rus për pak sa nuk është përplasur me një aeroplan amerikan, pranë Alaskës.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur javën e kaluar, në hapësirë ajrore ndërkombëtare. Në videon e publikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, shihet një avion luftarak amerikan F16 që po monitoron lëvizjet e një bombarduesi rus. Më pas, një aeroplan rus fluturon me shpejtësi të lartë shumë pranë atij amerikan, duke bërë manovra të rrezikshme.
Departamenti i Mbrojtjes tha se veprimet e pilotit rus ishin jo profesionale dhe të pasigurta. /A2cnn/