Tajvani në gatishmëri, një aeroplanmbajtëse kineze në jug të ishullit

Tajvani në gatishmëri, një aeroplanmbajtëse kineze në jug të ishullit

Ushtria e Tajvanit është në “gadishmëri të lartë” sot pasi zbuloi një aeroplanmbajtëse kineze në jug të ishullit, tha ministria e mbrojtjes e Tajvanit.
“Aeroplanmbajtësja kineze Liaoning ka hyrë në ujërat pranë ngushticës së Bashit dhe po shkon drejt Paqësorit perëndimor”, tha ministria, duke vënë në dukje se ushtria mbetet “në gatishmëri të lartë, e gatshme të reagojë nëse është e nevojshme”.
Pekini, i cili e konsideron Tajvanin një provincë kineze, ka rritur presionin e tij ushtarak dhe politik në ishull vitet e fundit.
Me rastin e ditës kombëtare të Tajvanit, presidenti Lai Ching-te tha të enjten se do t’i “rezistonte aneksimit” të ishullit.
Pekini, i cili e përshkruan Lai si një “separatist”, u kundërpërgjigj duke paralajmëruar se “provokimet” e presidentit të Tajvanit do të shkaktonin “katastrofë” për popullin e tij.
Burimi