Tajfuni Kong-Rey, 2 viktima dhe të paktën 515 të plagosur
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në Tajvan pas tajfunit Kong Rey, një nga tajfunët më të fuqishëm të regjistruar në dekada, i cili shkaktoi dy viktima dhe më shumë se 515 të plagosur.
Erërat mbi 130 km/h përfshinë zonën metropolitane të Taipeit, duke rrëzuar më shumë se 2,000 pemë dhe duke dëmtuar sinjalistikën rrugore.
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te paralajmëroi qytetarët të kenë kujdes pasi moti i keq do të vijojë.
“Ne ende duhet t’i kujtojmë të gjithëve se tajfuni do të prekë të gjitha pjesët e vendit, veçanërisht njerëzit në Matsu dhe zonat malore anembanë vendit,” shkroi ai në faqen e tij në Facebook.
Ndërprerjet e fluturimeve vazhduan, me 58 fluturime ndërkombëtare të anuluara së bashku me 139 të brendshme, megjithëse lidhja hekurudhore me shpejtësi të lartë veri-jug rifilloi funksionimin normal.
Reshje të dendura shiu parashikohen në orët në vijim në qendër dhe në jug të vendit.
Burimi