SYRI TV/ Në prag pensioni, Mesiti rregullon klarinetat: Pasioni ka nisur në fëmijëri, kur dëgjoja radio
Një jetë si klarinetist, tashmë në prang pensioni Lalem Mesiti nuk heq dorë nga instrumenti muzikor.
Tashmë jo në luajtjen me instrument, por si axhustues i tyre. Ai tregon pasionin që nisi në fëmijëri dhe vijon ende sot e kësaj dite.
SYRI TV
Lelem Mesiti, babai i tre fëmijëve, ka gjetur si mënyrën e vetme për të siguruar të ardhura për familjen e tij axhustimin e veglave muzikore.
Këtê profesion ai e kryen në ambjentet e banesës së tij,ku muzikantë nga e gjithë Shqipëria vijnë për të riparuar veglat e tyre muzikore.
Ai deklaron se me riparimet e klarinetave merret me kohë të plotë gjatë stinës së pranverës dhe verës,kur orkestrat ose “sazet” siç i quan ai,punojnë çdo ditë,ndërkohë që në muajt e tjerë të viti detyrohet të merret me hekurishte.
Mesiti flet edhe për traditën e sazeve,që-sipas tij-nuk do të zhduket asnjêherê,edhe pse në mes i janë futur tashmë Di Xhejt.
Burimi