SYRI TV/ 115 vjet nga hapja e shkollës së parë shqipe, Toska: Hendek mes të rinjve dhe gjuhës
Kongresi i Elbasanit është një nga ngjarjet më të shënuara për arsimin dhe kulturën shqiptare. Me këtë rast, në qytetin e Elbasanit u përkujtua 115 vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe. Përgjatë organizimit gjuhëtarët ngritën alarmin për zvetënimin e mpakjen e gjuhës amtare.
SYRI TV
115 vjet më parë në qytetin e Elbasanit u zhvillua një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së arsimit dhe kulturës shqiptare.“Kongresi i Elbasanit” është përkujtuar në godinën ku nisi punimet, me përfaqësues nga trevat shqiptare dhe shqipfolëse, në të cilin u vendos edhe për hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit që përgatiti mësues për gjithë vendin dhe zhvilloi arsimin kombëtar.
Përgjatë organizimit nga gjuhëtarë dhe mësues u ngrit alarmi se gjuha shqipe është drejt zvetënimit e mpakjes. Sipas tyre ka një hendek mes brezave të rinj e gjuhës shqipe, ndërsa nuk mungoi as sugjerimi që elita intelektuale, shkollat,e prindërit të punojnë më shumë në këtë drejtim.
Për kujtesë të kësaj dite u çel një ekspozitë që rikthen në vëmendje këtë ngjarje të shënuar. Në Kongresin e Elbasanit që nisi punimet më 2 shtator 1909, morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike, brenda e jashtë territorit shqiptar. Ky kongres i hapi rrugën shkollimit laik në trevat shqiptare dhe vendosi për themelimin në qytetin e Elbasanit të një shkollë të mesme pedagogjike, e cila u quajt Shkolla Normale, për përgatitjen e mësuesve që do të punonin në zhvillimin e arsimit kombëtar.
Burimi