‘Sulmet më të përgjakshme ndër vite’/ Rritet numri i të vdekurve nga masakra e bandave në Haiti
I cilësuar si një nga sulmet më të përgjakshme ndër vite, autoritetet në Haiti kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga bandat atje është rritur, duke e çuar numrin e të vdekurve në 115.
Sulmet kanë ndodhur javën e kaluar në qytetin Pont-Sondé, ndërsa raportimet për rritjen e numrit të viktimave e kanë bërë të ditur autoritetet, raportojnë mediat locale.
Natën mes 3 dhe 4 tetorit, anëtarët e një bande të armatosur qëlluan me automatikë mbi banorët e këtij qyteti që ndodhet rreth 100 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, duke djegur dhjetëra shtëpi dhe automjete.
Mes të vdekurve kishte edhe gra dhe fëmijë. Sipas një OJQ-je të të drejtave të njeriut nga Haiti, vrasja e bandës kriminale të quajtur Gran Grif hapi zjarr, pasi një grup vendor vetëmbrojtës po përpiqej të kufizonte aktivitetin e bandës në Pont-Sondé dhe ta parandalonte atë që të përfitonte nga një tarifë e improvizuar në rrugë, që ai kishte vendosur së fundmi.
Edhe OKB ka ngritur alarmin për sulmet e njëpasnjëshme të bandave në Haxiti kundrejt civilëve, ndërsa SHBA është përpjekur t’i luftojë duke asistuar autoritetet me shtim të numrit të policisë atje./ ANSA.
Burimi