Stuhia ‘Helene’ bën kërdinë në SHBA: 11 të vdekur, qytete të tërë të përmbytura, më shumë se 3-milionë banorë pa energji
SHBA është përfshirë nga një mot i keq në disa shtete, stuhua që ka marrë emrin Helene u ka marrë jetën mbi 11 personaderi tani, ka shkatërruar shtëpi, përmbytur mbi 150 rrugë dhe ka lënë mbi 3-milion amerikanë pa energji elektrike.
Pasi arriti në Florida mbrëmë, stuhia Helene është shtyrë më tej në brendësi të vendit – duke shkaktuar përmbytje të shpejta në Georgia – dhe vazhdon të bëjë rrugën e saj drejt veriut.
Brian Kemp ka raportuar për BBC se Stuhia Helene – ka sjellë shumë vdekje.
Tani ka 11 viktima të njohura në Georgia , thotë Kemp.
Ai gjithashtu thotë se më shumë se 150 rrugë janë mbyllur në të gjithë shtetin dhe se 1,300 semforë janë jashtë funksionit.
Kemp e përshkruan Helene si “vdekjeprurëse”, dhe thotë se dhjetëra shtëpi janë dëmtuar dhe paralajmëron se disa njerëz janë ende të bllokuar në disa ndërtesa.
Guvernatori i Karolinës së Veriut , Roy Cooper, ka konfirmuar dy viktima së fundi. Dhe në të gjithë jugun e SHBA-së, raportet numri i viktimave pas uraganit Helene po rriten.
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis thotë se dy persona kanë vdekur në shtetin e tij.
Ndërkohë në Georgia , ku banorët po përballen me përmbytje kërcënuese për jetën, të paktën dy persona kanë vdekur në kontenë Ëheeler.
Katër të tjerë janë raportuar të vdekur nga Atlanta Journal-Constitution, raportojnë mediat vendase.
Në Georgia, një banore e Atlantës ka përshkruar se ka parë një përrua pranë shtëpisë së saj të tejmbushur – dhe frikën që kishte se apartamenti i saj do të përmbytej.
Ndërsa stuhia Helene po shkon drejt veriut, duke e lënë Floridan të merret me disa nga pasojat e saj, ekipet e mergjencës vijojnë kërkimet për njerëzit që kanë nevoje për ndihme.
Burimi