Stuhi, përmbytje e rrëshqitje dheu në Zvicër – humbin jetën dy persona
Si pasojë e stuhive, reshjeve të dendura të shiut në Zvicër ka pasur rrëshqitje dheu dhe përmbytje në shumë zona, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër po konsiderohet i zhdukur.
Madje një urë u shemb mbi një lum të vogël ka njoftuar policia zvicerane.
Shirat e dendur dhe stuhitë goditën më së rëndi pjesën jugore dhe perëndimore të Zvicrës, ku zona Ticino pranë alpeve në jug po konsiderohet si zona më e prekur.
Policia ka njoftuar se ka patur rrëshqitje dheu në rajonin e Fontana në luginën Maggia, që është pranë qytetit Locarno.
Ata theksuan se dy trupa të pajetë janë gjetur dhe identifikuar – derisa ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të një tjetri që po konsiderohet i zhdukur.
Zona ku pushuesit bëjnë “kamping” pranë lumin Maggia janë evakuuar, derisa ura në Visletto është shembur nga ujërat e rrëmbyeshëm.
Burimi