Studimi/ Për gjumë të rehatshëm ju duhet vetëm një produkt…

Studimi/ Për gjumë të rehatshëm ju duhet vetëm një produkt…

Sipas aromaterapisë, limoni nuk është vetëm një frut, por edhe një përbërës “magjik” që mund të stimulojë reaksionet fiziologjike në trup. 
I pasur me lëndë ushqyese të vlefshme, si vitaminat C, A dhe B, bakër, mangan, kalcium, kalium, magnez dhe antioksidantë të fuqishëm, limoni është i mirë për lëkurën dhe madje edhe për organet e brendshme.
Për më tepër, hulumtimet kanë treguar se vendosja e limonëve të prerë pranë shtratit gjatë natës mund të përmirësojë problemet e rrugëve të frymëmarrjes, cilësinë e ajrit dhe gjumin.
Falë vetive të tij detoksifikuese dhe antibakteriale, limoni është një pastrues natyral i ajrit dhe përmirëson cilësinë e tij. 
Aroma e saj qetëson sistemin nervor dhe ndihmon në reduktimin e ndjenjave të stresit, si dhe problemet me hundën e mbytur. 
Aroma e agrumeve do t’ju hapë rrugët e frymëmarrjes dhe do t’ju ndihmojë të merrni frymë më lehtë, dhe për këtë arsye të bini në gjumë shumë më lehtë.
Përveç kësaj, thithja e erës së limonit gjatë gjumit mund të zvogëlojë dhimbjet, si dhimbjet e kokës dhe artritin reumatoid, dhe janë të njohura edhe vetitë e tij për rregullimin e qarkullimit dhe uljen e presionit të gjakut, gjë që është vërtetuar edhe shkencërisht.
Të gjitha këto janë arsye të mira pse duhet patjetër të përpiqeni të vendosni një limon pranë shtratit para se të flini. 
Thjesht prisni limonin në katër pjesë për së gjati, vendoseni në një pjatë ose në një tas pranë shtratit dhe shijoni përfitimet e aromës së këtij fruti të fuqishëm.
Burimi