Studimi: Narcistët bëhen më empatikë dhe bujarë me kalimin e kohës
Narcistët bëhen më empatikë, bujarë dhe më të këndshëm me kalimin e moshës, sipas rezultateve të një studimi të ri, të publikuar në revistën amerikane Psychological Bulletin.
Studimi, ku morën pjesë më shumë se 37,000 njerëz sugjeron se ndjenja e lartë e vetëvlerësimit të njerëzve narcistë mund të zvogëlohet me kalimin e moshës, por mund të mos tejkalohet plotësisht.
Ata që ishin më narcistë se bashkëmoshatarët e tyre në fëmijëri priren të mbeten të tillë si të rritur, sipas studiuesve.
Studiuesit identifikuan tre lloje të narcistëve, bazuar në tiparet e sjelljes:
Narcisistët agjentë, të cilët ndihen madhështor ose superior ndaj të tjerëve dhe dëshirojnë admirim.
Narcisistët antagonist, të cilët i shohin të tjerët si rivalë dhe janë shfrytëzues dhe nuk kanë ndjeshmëri.
Narcisistët neurotikë, të cilët janë të prirur ndaj turpit, të pasigurt dhe tepër të ndjeshëm ndaj kritikave.
Burimi