Specie në mbrojtje/ Tentoi të kalonte breshkat me kajak në Kanada, gruaja përballet me akuzën e kontrabandës
Një grua që donte të kontrabandonte breshkat përmes një liqeni në Kanada, teksa i fshehu krijesat duke përdorur çorape në një çantë dore, është deklaruar fajtore për një akuzë për kontrabandë.
Wan Yee Ng u arrestua në qershor në Vermont, teksa ishte gati të hynte në një kajak me çantën me 29 breshka lindore dhe të lundronte nëpër liqenin Ëallace deri në kufirin me Kanadanë, sipas një deklarate të paraqitur në gjykatën federale.
Breshkat lindore janë një specie e mbrojtur dhe kanë shenja dalluese, portokalli dhe të verdhë në majë të një guaske kafe të errët. Ato shiten në tregun e zi në Kinë për 1000 dollarë. Ng u deklarua fajtore për një akuzë të vetme për tentativë për të kontrabanduar breshkat lindore dhe përballet me deri në 10 vjet burg dhe një gjobë deri në 250,000 dollarë.
Më 26 qershor, ndërsa Ng përgatitej të hynte në kajak në Vermont, Policia Mbretërore Kanadeze njoftoi agjentët e patrullës kufitare se dy individë të tjerë kishin nisur një mjet lundrues në anën kanadeze të liqenit. Të dy rezultuan se ishin bashkëshorti i Ng dhe një person tjetër.
Liqeni Wallace është një trup ujor ndërkombëtar, që është përdorur për kontrabandën e njerëzve dhe narkotikëve.
Qeveria federale ka arrestuar një numër njerëzish gjatë vitit të kaluar, për gjoja përpjekje për të kontrabanduar breshkat në Kinë.
Në mars, një juri e madhe paditi një burrë nga Hong Kongu, i cili dyshohet se kishte etiketuar gabimisht paketat që përmbanin 40 breshka të mbrojtura se përmbajnë bajame dhe biskota me çokollatë, thuhej në një deklaratë.
Aleanca e Mbijetesës së Breshkave, një organizatë ruajtjeje, e përshkruan breshkën si “të prekshme” për shkak të shkatërrimit dhe fragmentimit të habitatit; vdekshmëria në rrugë dhe hekurudha; transmetimi i sëmundjes; dhe grumbullimi për përdorim personal dhe tregtia ilegale e kafshëve shtëpiake./ The Guardian.
Burimi