Sondazhet e fundit para zgjedhjeve në shtetet kyçe, kush udhëheq?
Prej ditës së parë të fushatës, sondazhet për zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë nxjerrë një përballje kokë më kokë mes Trump-Harris, teksa të dy kandidatët pretendojnë një avantazh karshi njëri-tjetrit.
Edhe në këto zgjedhje, janë të njëjtat shtete kyçe që mund të përcaktojnë fituesin dhe vëmendja e të gjithëve është drejtuar tek to.
Sipas sondazheve të fundit, pak orë para votimit, vihet re dhe një tendencë se nga mund të drejtohet vota amerikane.
Kështu, sondazhet nuk kanë një ndarje të qartë në Pensilvani, ku rezultati është kokë më kokë mes Trump dhe Harris.
Ndërkohë, manjati pozicionohet në avantazh në 4 shtete, në Nevada, Georgia, Karolina e Veriut dhe Arizona, teksa Harris vetëm në 2, Uinskonsin dhe Miçigan.
Megjithatë, avantazhet në secilën prej tyre janë shumë të vogla për të thënë në mënyrë efektive se kush është fitues.
Burimi