Snapchat do të lançojë forma të reja sigurie për të parandaluar mashtrimin e adoleshentëve
Snapchat-i po punon për ta bërë më të vështirë kontaktimin e adoleshentëve nga të panjohurit, me qëllimin për të ndaluar mashtrimin dhe shfrytëzimin seksual.
Kompania njoftoi një sërë veçorish të reja sigurie. Një ndër to është paralajmërimi me anë të një njoftimi kur adoleshentët marrin mesazhe nga dikush me të cilin nuk kanë miq të përbashkët ose nuk e kanë në kontaktet e tyre. Por edhe kur është bllokuar ose raportuar nga të tjerët.
Gjithashtu, do të parandalojë dërgimin e kërkesave për miqësi si nga ana e adoleshentëve dhe nga të panjohurit, nëse nuk kanë miq të përbashkët.
Përveç kësaj, veçoritë e reja synojnë edhe parandalimin e mashtrimit financiar, një lloj mashtrimi shqetësues dhe në rritje në mediat sociale, ku shantazhuesit fitojnë besimin e të rinjve , duke i bindur ata të dërgojnë foto ose video intime me qëllim të përfitimit seksual. Materiale për të cilat më pas kërkojnë pagesë në këmbim të mbajtjes së fshehtë.
“Këto veçori janë krijuar për të mbrojtur më mirë adoleshentët nga dëmtimet e mundshme në internet dhe për të përmirësuar lidhjet me miqtë e vërtetë që e bëjnë Snapchat-in kaq unik,” tha Shefja Globale e Sigurisë së Platformës së Snapchat-it, Jacqueline Beauchhere, në një deklaratë për mediat.
Ekspertët kanë paralajmëruar vitet e fundit për një rritje të mashtrimeve me përmbajtje seksuale në internet, në të cilat shantazhuesit synojnë fëmijët dhe adoleshentët, shpesh me profile që duket se u përkasin adoleshentëve. Në disa raste, shantazhi ka përfunduar në vetëvrasje.
Burimi