Shtatë llojet e dhimbjes së stomakut, kur duhet të shqetësoheni?
Krizat apo fryrja janë vetëm disa nga llojet e ndryshme të dhimbjeve të stomakut. Por çfarë kuptimi kanë dhe kur duhet të shqetësoheni?
“Zorrët janë një pjesë e rëndësishme e trupit të njeriut dhe lidhen ndjeshëm me sëmundjet e përgjithshme dhe me shëndetin. Sidoqoftë shumë njerëz e durojnë dhimbjen, sepse mendojnë se këto janë të zakonshme”,- tha Dr Reshma Rakshit, e cila është konsulente gastroenterologe, sipas “The Sun”.
Këtu do të gjeni të listuara disa nga dhimbjet më të zakonshme të stomakut si dhe shpjegimet përkatëse për secilën prej tyre.
Nëse dhimbja është si një goditje e mprehtë në anën e djathtë të stomakut lart. Mund të keni gurë në tëmth.
“Gurët e tëmthit janë gunga të lëndës së ngurtë që formohen në fshikëzën e tëmthit. Ato irritojnë fshikëzën e tëmthit dhe shkaktojnë dhimbje të mprehtë në pjesën e sipërme të barkut. Kjo mund të ndodhë nga përkeqësimi i dietës, e cila mund të përmbajë shumë yndyra. Njerëzit mund të ndjejnë dhimbje edhe në shpatullën e djathtë ose në rreth zonës së shpinës”-, thotë Dr Reshma.
Nëse dhimbja lidhet me fryrje të pakëndshme.
Kjo mund të ndodhë nga gazi i tepërt në stomak.
“Gazi në traktin tretës vjen nga ajri i gëlltitur dhe ndodh kur hamë shumë shpejt, përtypim çamçakëz, kemi shumë ëmbëlsues artifizialë ose hamë sasi të mëdha të perimeve me gjethe jeshile ose fasule”,- tha Dr Rashima, e cila shtoi: “Gazi i tepërt është një simptomë e zakonshme, por nëse keni simptoma të tjera, të tilla si gjak në jashtëqitje, humbje peshe pa shkak, atëherë mund të shqetësoheni. Fryrja mund të lidhet me probleme serioze të tilla si tumoret, prandaj duhet të bëni një vizitë tek mjeku”.
Nëse keni dhimbje të lehtë deri në të fortë në pjesën e sipërme të stomakut.
Zakonisht kjo ngatërrohet me gurët në tëmth dhe anasjelltas. Kjo ndodh kur stomaku është dëmtuar dhe ju vuani nga ulçera. Kjo mund të shkaktohet nga ilaçet kundër dhimbjeve si ibubrofen ose aspirina.
“Dhimbja mund të përhapet në shpinë dhe zakonisht ndodh para ose pas ngrënies. Nëse nuk trajtohen, ato mund të shkaktojnë të vjella me gjak. Ju mund të përjetoni edhe urth, humbje të oreksit dhe humbje peshe, prandaj duhet të shkoni menjëherë tek mjeku”,- tha Dr Rashima.
Nëse dhimbja është e fortë dhe fillon në shpinë.
Mund të vuani nga infeksioni i veshkave. Nëse vuani nga një ndjesi djegieje të rëndë kur shkoni në tualet, atëherë mund të keni infeksion në veshka.
“Simptoma të tjera të këtij infeksioni janë marrje mendsh, të vjella, dhe mungesë energjie. Ju keni nevojë për trajtim të shpejtë me antibiotikë”, – tha Dr Rashima.
Nëse keni dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të barkut.
“Kjo shkaktohet kur hyrja e apendisitit bllokohet dhe mostrajtimi mund të çojë në shpërthim të tij. Simptoma të tjera janë të vjella, ethe dhe marrje mends hose të përziera”,- thotë Dr Rashima
Nëse keni dhimbje barku dhe diarre.
Edhe pse emri i zakonshëm për gastroenteritin është grip ii stomakut, problem në fakt është një infeksion i traktit tretës. Kjo shkaktohet kryesisht nga helmimi me ushqim ose nga ndonjë infeksion, sipas Dr Rashima-s.
Simptoma të tjera që mund të hasni janë diarre, dhimbje stomaku, të vjella dhe ethe. Ju duhet të qëndroni të hidratuar dhe të merrni ilaçe kundër dhimbjeve. Gjithashtu këshillohet që të lani duart pas prdorimit të tualetit dhe pas ngrënies
Nëse keni dhimbje stomaku shoqëruar me fryrje.
Mund të vuani nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS).
Ekzistojnë tre lloje të IBS. E para shkakton dhimbje barku shoqëruar me diarre dhe fryrje, e dyta shkakton dhimbje, fryrje dhe kapsllëk, e treta shkakton një përzierje të të dyja llojeve të para.
Simptomat e tjera përfshijnë nevojën urgjente për të shkuar në tualet pavarësisht se mund të keni pak minuta që keni kryer nevojat tuaja.
Burimi