![‘Shkundet’ toka në Rumani, regjistrohet tërmet 5.2 ballë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/shkundet-toka-ne-rumani-regjistrohet-termet-5-2-balle_66e86f3a4600b.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
‘Shkundet’ toka në Rumani, regjistrohet tërmet 5.2 ballë
👁1269
Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 17:30 pasditen e së hënës në Buzau, në juglindje të Rumanisë.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte rreth 57 kilometra në lindje të Brasovit dhe thellësia fokale 137 kilometra.
Lëkundjet u ndjenë në pjesë të Rumanisë qendrore dhe lindore, Moldavisë jugperëndimore, Ukrainës jugperëndimore dhe Bullgarisë veriore.
Burimi