Shkon në 72 numri i viktimave shkaku i përmbytjeve, qeveria spanjolle shpallë tri ditë zie

Shkon në 72 numri i viktimave shkaku i përmbytjeve, qeveria spanjolle shpallë tri ditë zie

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet, ku deri më tani janë raportuar të paktën 72 viktima pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje shkatërruese në juglindje të Spanjës.

Qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie kombëtare, shkruan theguardian.

Ministri përgjegjës për politikën territoriale, Angel Victor Torres deklaroi se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet edhe më tej.

Tashmë janë publikuar pamje të shumta në mediat sociale, të cilat tregojnë përmbytjet që kanë shkaktuar kaos, duke rrëzuar ura dhe “zvarritur” veturat nëpër rrugë.

Kjo është përmbytja më vdekjeprurëse në Spanjë që nga viti 1996, kur 87 njerëz vdiqën në rajonin malor të Pirenejve, dhe i kalon përmbytjet evropiane të vitit 2021 në Gjermani, të cilat lanë të vdekur të paktën 185 njerëz.

Kushtet ekstreme të motit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Evropë dhe meteorologët besojnë se ngrohja e Mesdheut, e cila rrit avullimin e ujit, kontribuon në intensifikimin e shirave të dendur.

“Ngjarjet si kjo, që ndodhin çdo disa dekada, tani po bëhen më të shpeshta dhe më shkatërruese”, tha Ernesto Rodriguez Camino, meteorolog i lartë dhe anëtar i Shoqatës Spanjolle Meteorologjike. 
 
Burimi