Shkaku i skuqjeve misterioze në lëkurë

Shkaku i skuqjeve misterioze në lëkurë

Cili është shkaku i vërtetë i skuqjeve misterioze të lëkurës? Thuajse  çdo problem i lëkurës buron nga mëlçia. Shpesh, trakti intestinal bëhet  bashkëpunëtor nga halli. Sidoqoftë, ekzema, psoriaza, rosacea, lupusi, celuliti,  vitiligoja, njollat e moshës apo njolla të tjera fillojnë dhe mbarojnë në mëlçi.

Madje edhe aknet dhe celuliti e kanë origjinën në mëlçi. (Për më shumë për  aknet shih kapitullin e ardhshëm.) Këto probleme fillojnë kur në mëlçi hyn diçka që nuk duhej të hynte. A ka  ndonjë gjë në shtëpinë tënde që nuk duhet të jetë? Papastërti, mbeturina,  merimanga, pluhur apo rrjedhje gazi? Duket se këto probleme e gjejnë rrugën  për në shtëpinë tonë edhe kur nuk i duam, dhe më pas mund të shkaktojnë probleme.

Kështu fillojnë problemet me lëkurën: si miq të paftuar në mëlçi.  Problemi i lëkurës varet nga lloji dhe sasia e helmit apo patogjenit në mëlçi.  Shkenca dhe kërkimet mjekësore nuk e dinë këtë, sepse skanerat e sotëm nuk  u japin mundësinë të kuptojnë se kur mëlçia është e mbushur me qeliza virale  dhe toksina të ndryshme. Kështu, nuk mund të kuptojnë diçka që nuk e shohin.

Ndërkohë, sipas teorisë autoimune, problemet e lëkurës shfaqen, sepse sistemi imunitar e shikon lëkurën si armik dhe fillon të hajë epidermën, duke shkaktuar  inflamacion. Kjo teori është e gabuar. Ndonëse trupi mund të mbingarkohet dhe të sforcohet për të kryer funksionet e tij, ai nuk na tradhton kurrë.

Një nga toksinat më antagoniste kur bëhet fjalë për problemet e lëkurës,  është bakri. Tubat e bakrit janë një burim i zakonshëm i këtij metali të rëndë.  Edhe pesticidet si DDT-ja dhe kushërinjtë e saj të ditëve moderne janë të pasura me bakër. Këtë metal mund ta kesh grumbulluar në sasi të mëdha nga  ekspozimi i drejtpërdrejtë gjatë jetës, por edhe ta kesh trashëguar nëpërmjet  gjakut nga paraardhësit, të cilët mund të kenë qenë të tejngopur me të (mos harro, jo gjenetikisht).

Merkuri në mëlçi është një shkaktar tjetër i rëndësishëm i problemeve të lëkurës krahas pesticideve, herbicideve, tretësve, produkteve të  naftës (edhe pompa e benzinës në pikën e karburantit mund të të ekspozojë  ndaj tij), antibiotikëve dhe barnave farmaceutike.

Teksa me kalimin e kohës këta nxitës shtohen në mëlçi, organi dobësohet  dhe bëhet i plogësht. Kur mëlçia mbingarkohet, nuk detoksikohet siç duhet. Funksionet e saj ngadalësohen. Ndonjëherë, këto helme në mëlçi mjaftojnë për të shkaktuar probleme në lëkurë, që turbullojnë shumë mjekë, edhe pse mund  të jenë thjesht një skuqje apo të kruara të zakonshme lëkure, që herë pas here të lënë zgjuar natën.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente