Sherr me sende të forta mes shqiptarit dhe palestinezit në Greqi, të dy punëtorët e ndërtimit përfundojnë në spital
👁1256
Një sherr i ashpër ka ndodhur gjatë punës mes dy punëtorëve ndërtimi në Heraklion të Greqisë, ku njëri prej tyre ishte shqiptar, ndërsa tjetri palestinez.
Gjithçka ka nisur për një mosmarrëveshje në punë dhe në vend që të komunikonin, dy punëtorët janë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Njëri ka goditur me çekiç, ndërsa tjetri me vare.
Gjithashtu të dy kanë mbetur të plagosur lehtë në kokë dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Më pas policia i ka arrestuar, ndërsa është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.
Burimi