Shenjat që jep trupi dhe si të kuptoni dhimbjet e apandesitit
Në ditët e sotme, sa herë që kemi një dhimbje ose problem shëndetësor, gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë në internet.
Një lojë doktorash, që nuk na takon ta luajmë për hir të shëndetit.
Le të marrim shembullin e dhimbjeve të stomakut që shpesh ngatërrohen me ato të apandisitit.
Duke qenë se çdo dhimbje është specifike dhe ka padyshim një shkak, interneti nuk mundet të na e tregojë as sqarojë, sepse çdo problem mund të diagonstikohet vetëm nga mjeku.
Çfarë është apandesiti
Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit.
Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut.
Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës.
Nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.
Apandesiti shfaqet me shumë simptoma, por ato kryesoret janë:
Dhimbje të forta barku,
Të vjella dhe të përziera,
Konstipacion ose diare,
Fryrje abdominale
Temperaturë dhe ethe
Humbje e oreksit
Si të kuptoni nëse ka shpërthyer apendiksi
Për fat të mirë, apendiksi nuk shpërthen pa paralajmërim.
Sipas mjekëve, njeriu përballet si fillim me simptomat e mësipërme dhe më kryesorja është dhimbja e mprehtë e barkut përreth kërthizës dhe me drejtim në anën e djathtë të poshtme të barkut.
Pra, dhimbja e fortë që shpërndahet në zonën e stomakut është shenja më kryesore.
Dhimbja përshkruhet si e padurueshme dhe duket sikur bëhet më e fortë pas çdo lëvizjeje.
Kolla apo tështima mund ta përkeqësojnë atë.
Nëse mendoni se apendiksi juaj ka shpërthyer ose është shumë pranë shpërthyerjes atëherë duhet të nxitoni menjëherë drejt spitalit./AgroWeb.org
Burimi