Shën Maria me Linë e majmunit/ Pas myslimanëve, ‘Charlie Hebdo’ provokon rëndë të krishterët
Pas provokimeve të herë pas hershme ndaj myslimanëve, kur satirizonte të shenjtën e tyre, profetin Muhamed, gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” është vënë sërish në qendër të polemikave. Këtë herë nuk janë myslimanët, por katolikët që e akuzojnë për “nxitje dhe provokim të urrejtjes fetare”. Shkak u bë publikimi i një karikature i Virgjëreshës Mari më 16 gusht, një ditë pas festës së saj fetare.
Dy shoqata katolike, Marie de Nazareth dhe La petite Voie, kanë paraqitur një ankesë në gjykatën e Parisit kundër të përjavshmes satirike Charlie Hebdo, e akuzuar për “provokim dhe nxitje të urrejtjes fetare”. Revista u kritikua pasi publikoi, më 16 gusht, një karikaturë të Virgjëreshës Mari të pikturuar me simptomat e lisë së majmunëve dhe duke e fyer rëndë atë. Ankesa u bë kundër karikaturistit Pierrick Juin dhe kundër Riss, drejtor editorial i Charlie Hebdo. Tribune Chrétien e kishte denoncuar gjithashtu karikaturën, duke folur për “nxitje të padëshiruar të urrejtjes ndaj katolikëve të Francës” dhe nisi një peticion për të marrë tërheqjen e karikaturës që konsiderohej “fyese, provokuese, duke nxitur urrejtje në mënyrë eksplicite ndaj komunitetit katolik”.
Peticioni ka mbledhur gati 25 mijë firma. Karikatura u denoncua ashpër edhe nga disa njerëz fetarë, veçanërisht nga peshkopi i Bayonne Marc Aillet, i cili shkroi se “liria e shprehjes nuk mund të justifikojë një karikaturë kaq të neveritshme”.
Burimi