SHBA miraton shitjen e raketave Javelin për Bullgarinë
Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar një shitje të mundshme të raketave Javelin FGM-148F dhe pajisjeve përkatëse për Bullgarinë për një kosto të vlerësuar prej 114 milionë dollarësh.
“Shitja e propozuar do të përmirësojë kapacitetin afatgjatë të mbrojtjes së Bullgarisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe për të përmbushur kërkesat e saj të mbrojtjes kombëtare”, tha Pentagoni të premten.
Ajo do të mbështesë politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke ndihmuar në përmirësimin e sigurisë së një aleati të NATO-s, shtoi Pentagoni.
Kontraktorët kryesorë do të jenë “Javelin Joint Venture” midis Lockheed Martin, që ndodhet në Orlando, Florida, dhe “RTX Corporation”, me vendndodhje në Tucson, Arizona.
Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes dorëzoi të premten certifikatën e kërkuar duke njoftuar Kongresin për këtë shitje të mundshme.
Burimi