Sëmundjet e transmetueshme! Organizata e Shëndetësisë kërkon të merren masa nga qeveritë
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ECDC në Europë u kërkon qeverive të marrin masa për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme të cilat kanë pësuar një rritje të frikshme sidomos në grup moshat e reja.
Mjekët infeksionistë në Shqipëri kanë paralajmëruar prej kohësh përhapjen dhe tendencën në rritje të SST ku përfshihen HIv/Aids , Gonorea, Sifilizi e të tjera.
Marrëdhëniet seksuale me shumë partnere trend ky i shoqërive moderne apo marrëdhëniet homoseksuale i kanë rritur sëmundjet seksualisht te transmetueshme në shifra me risk të lartë aq sa kanë alarmuar dy organizmat me të rëndësishëm që merren me shëndetin e popullatës siç janë qendra europiane për kontrollin e sëmundjeve ECDC dhe Organizata Botërore e Shëndetisë.
Njohjet ne rrjetet sociale apo turizmi seksual i reklamuar neper faqet online po ndikon ne përhapjen e këtyre sëmundjeve në vendin tonë .Rritja e përdoruesve te drogës nga ana tjetër, konsumi i saj nëpër festa heq vëmendjen e të rinjve për të përdorur masa mbrojtëse .Në raportin e ECDC theksohet se tek të rinjtë e grup moshës 15-24 vjeç vihet re përhapjes e sifilizit dhe gonoreas me shume se pjesa e tjetër e popullatës.
Në Shqipëri ka mungesë të theksuar informacioni mbi sëmundjet seksualisht të transmetueshme pasi ndonëse në shkolla është futur si lëndë edukata qytetare por vetë nxënësit tregojnë se kur u vjen radha këtyre temave mësuesit i anashkalojnë . Por pasojat e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme nëse nuk kapen dhe trajtohen në kohë shpesh janë të rënda pasi ndikojnë në aftësinë për të mbetur shtatzënë.
Burimi