
Rezultatet live/ Trump thellon avantashin me 195 vota elektorale, Harris 113
👁1001
Miliona amerikanë shkuan në qendrat e votimit të martën për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.
Sipas analistëve, rezultati përfundimtar ka të ngjarë të përcaktohet nga vota në shtate shtete, që cilësohen fushëbetejë. Sondazhet tregojnë se rivalët gëzojnë një mbështetje pothuajse të barabartë, me rreth 2% dallim nga njeri-tjetri.
Festë në Palm Beach/ Mbështetësit e Trump presin rezultatet në Florida, republikani kryeson me 56,2 % të votave
Mbështetësit e Donald Trump në Palm Beach shpërthyen në brohoritje ndërsa Trump kryeson deri më tani me 56.2% të votave. Persona të veshur me të kuqe dhe me kapele po presin rezultatet prej orësh tashmë.
03:40, Trump kryeson me 195 përkundrejt 113 Harris…
Burimi