Republika Demokratike e Kongos fillon vaksinimin kundër Lisë së majmunit
Autoritetet në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) kanë filluar vaksinimin kundër Lisë së majmunit, gati dy muaj pasi sëmundja që shpërtheu në disa vende u shpall emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Bëhet e ditur se disa nga 265,000 dozat e dhuruara në DRC nga BE-ja dhe SHBA-ja janë dërguar në qytetin lindor të Goma në provincën Kivu, ku spitalet janë stërngarkuar duke luftuar për të frenuar llojin e ri dhe ndoshta më infektiv të mpox.
DRC, me rreth 30,000 raste të dyshuara mpox dhe 859 vdekje, përbën më shumë se 80% të të gjitha rasteve dhe 99% të të gjitha vdekjeve të raportuara në Afrikë këtë vit, shkruan the Guardian.
Siç raportohet, të gjitha 26 provincat e vendit të Afrikës Qendrore kanë regjistruar raste mpox.
Megjithëse shumica e infeksioneve dhe vdekjeve të regjistruara në DRC janë te fëmijët nën 15 vjeç, dozat që administrohen janë të destinuara vetëm për të rriturit dhe do t’u jepen popullatave në rrezik dhe punëtorëve, ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë, Roger Kamba.
Ndryshe, të paktën 3 milionë doza të vaksinës së miratuar për përdorim te fëmijët priten nga Japonia në ditët në vijim.
Burimi