Qyteti suedez, që po shet tokën ‘për çmimin e një filxhani kafeje’
Ju keni dëgjuar për shtëpi në shitje në Evropën Jugore për çmimin e një filxhani kafeje?
E po tani një vend në Evropën veriore po zbaton një skemë të ngjashme: duke shitur parcela për vetëm disa centë, shkruan CNN,.
Bëhet fjalë për Götene, rreth 300 kilometra në jugperëndim të Stokholmit, që po shet 29 parcela toke me çmime që fillojnë nga vetëm 1 krona, ose rreth 10 centë, për metër katror.
Megjithatë, kjo nuk është vetëm një tokë.
Është tokë në të cilën blerësit me fat mund të ndërtojnë shtëpinë e tyre të ëndrrave – për të jetuar, ose si një shtëpi pushimi, siç janë rregullat aktualisht.
Götene, një zonë rurale me 5,000 banorë që jetojnë në qytetin kryesor dhe 13,000 në komunën më të gjerë, është Suedia rurale “në kulmin e saj”.
Ai ndodhet në brigjet e liqenit Vänern, jo vetëm liqeni më i madh i Suedisë, por edhe më i madhi në Skandinavi dhe në të gjithë BE-në.
Vetëm Rusia ka liqene më të mëdha në kontinentin evropian.
Për alpinistët, Götene ka gjithashtu një mal të vogël afër – Kinnekulle.
Ai është gjithashtu shtëpia e dy vendeve të vlerësuara nga UNESCO:
Pra, pse një qytet kaq idilik do t’i duhej të organizonte një shitje me një çmim kaq të lirë?
Kryebashkiaku Johan Månsson thotë se është një kombinim i rënies aktuale ekonomike dhe pakësimit të popullsisë rurale.
“Tregu i banesave është aktualisht shumë i ngadaltë në rajonin tonë dhe në Suedi në përgjithësi për shkak të normave të larta të interesit dhe një recesioni të vogël, kështu që ne donim të bënim një injeksion në treg”, ka thënë ai për CNN.
“Ne po shohim gjithashtu nivele të ulëta të lindjeve dhe një popullsi të plakur, kështu që duhet të bëjmë diçka, të sjellim më shumë njerëz këtu”.
Månsson tregoi se ata vendosën të shesin 30 parcela për një tarifë simbolike, duke zgjedhur tokën që kishte qenë “në treg për shumë vite” pa u shitur.
“Ne menduam pse jo, është një situatë e jashtëzakonshme që kërkon masa të jashtëzakonshme…”.
Skema filloi muajin e kaluar me rreth 30 blerës të interesuar, tha Månsson. Katër prej tyre blenë parcela me një kronë për metër katror – ndërsa sipërfaqja e parcelës varionte nga 700-1200 metra katrorë.
Për shkak të kërkesës së paprecedentë – thotë Månsson, ka pasur thirrje nga e gjithë bota – autoritetet e kanë ndërprerë procesin e tenderimit deri në fillim të gushtit për të përcaktuar se si të vazhdohet.
Månsson tregon se ndërtimi i një shtëpie zakonisht kushton rreth 3 deri në 4 milionë krona, ose 280,000-375,000 euro.
Çfarë bie në sy është fakti se deri më tani, çdokush mund të blejë një parcelë – ata nuk duhet të jenë rezidentë në Suedi, ose të angazhohen për të jetuar atje përgjithmonë.
Por qyteti mund të duhet të rishikojë rregullat, tha ai.
Kërkesa e vetme e qytetit është që ndërtimi i shtëpisë të fillojë brenda dy viteve nga blerja e parcelës.
Burimi