‘Qëndroni në shtëpi, nuk ka mbaruar’: Kryeministri spanjoll paralajmëron për të tjera përmbytje

‘Qëndroni në shtëpi, nuk ka mbaruar’: Kryeministri spanjoll paralajmëron për të tjera përmbytje

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez gjatë një fjalimi në Qendrën e Koordinimit të Shërbimeve Emergjente në Valenica, ka njoftuar se zona do të shpallet zonë fatkeqësie dhe se niveli zyrtar i krizës është ngritur në dy.

“Ne nuk do të braktisim njerëzit e Valencias”, tha Sanchez.

“Ne do të jemi këtu me ju gjatë gjithë kohës së nevojshme dhe me të gjitha burimet e nevojshme. Prioriteti ynë, natyrisht, tani është gjetja e viktimave dhe gjetja e personave të zhdukur”, shtoi ai.

“Gjithashtu, të gjejmë një mënyrë që miqtë ose familja të mund të adresojnë vërtet ankthin që po kalojnë”.

Bëhet e ditur se Sanchez u bëri jehonë paralajmërimeve nga Ministri i Transportit që ende ka shumë trupa të bllokuar në veturat e goditura nga përmbytjet, shkruan skynews.

Kryeministri spanjoll shtoi se njerëzit e goditur nga katastrofa duhet të qëndrojnë në shtëpi, me parashikime për më shumë shira të rrëmbyeshëm.

“Gjëja më e rëndësishme është se unë e di që spanjollët janë të vetëdijshëm se ky fenomen nuk ka përfunduar”, tha Sanchez.

“Agjencia spanjolle e motit ka ngritur ende alarme në Valencia dhe përreth Spanjës. Kështu që unë u bëj thirrje të gjithëve që t’i dëgjojnë ato rekomandime dhe t’u kushtojnë vëmendje këshillave të autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes”, shtoi ai.

“Të gjithë ata që janë prekur, ju lutemi qëndroni në shtëpi”. 
Burimi